Është mbyllur sot java e katërt e Kategorisë Superiore U21. Laçi arriti të fitojë ndaj Turbinës me shifrat 3-1, teksa Kukësi arriti të mundë Bylisin pas me rezultat 2-0. Fitoren më të thellë të ditës e arriti Dinamo, e cila arriti të fitojë me shifrat e thella 9-0 ndaj Akademia e Futbollit.
Edhe Tirana regjistroi fitore të thellë, teksa mundi me manita Shënkollin. Ndërkohë ndeshje shumë e bukur u regjistrua në Fier, me Apoloninë që mundi 3-2 Teutën. Ditën e djeshme u luajt ndeshja Vllaznia-Kastrioti dhe shkodranët fituan me shifrat 4-3.
Pas javës së katërt renditjen e kryesojnë pikërisht kuqeblutë, që ndiqen nga Laçi me pikë të barabarta, 10 pas katër ndeshjesh. Ngjitur me dyshen më lart janë Dinamo dhe Bylisi. Vendet e fundit i mbajnë Turbina dhe Akademia e Futbollit, që ende nuk kanë arritur të fitojnë pikë në këtë edicion. /abcnews.al