Padyshim synon një arritje të madhe.
Dani Olmo është njëri nga futbollistët më të mirë të Spanjës në këtë Evropian, dhe nëse realizon në finale mundet që të fitojë Këpucën e Artë.
Futbollisti “iberik” ka 3 gola, po aq sa Harry Kane dhe disa të tjerë, duke qenë në krye të renditjes së shënuesve, dhe vetëm kapiteni i Anglisë mund ta thyejë në këtë garë, gjithsesi, lojtari që ka tundur rrjetën në çdo ndeshje me elinimim direkt në Euro 2024, nuk shikon aspak arritjet individuale.
“Për mua ky është një motivim më shumëm nëse ndodh. Gjithsesi, ne duam të fitojmë, dhe është njësoj nëse shënoj unë, apo portieri Unai Simon. Është plotësisht njësoj. E rëndësishme është të fitojmë ndeshjen. Ky është objektivi ynë në finale”,- u shpreh Olmo për mediat, këtë të premte.
Për momentin, kartoni i tij vlen 60 milionë euro, një rritje e madhe, ndërsa u ndihmua edhe nga dëmtimi i “yllit” të Barcelona, Pedri për të qenë titullar në skuadrën e trajnerit Luis de la Fuente dhe Olmo me shokët e tij po synojnë fitoren e shtatë radhazi në Gjermani, që gjithashtu do të ishte një rekord, por mbi të gjitha objektivi është titulli evropian. /i.m /abcnews.al