“Fitore e madhe, më akuzonin kot prej 4 vitesh”, presidenti i PSG-së i pafajshëm

schedule17:38 - 30 Tetor, 2020

schedule 17:38 - 30 Tetor, 2020

Nasser Al-Khelaifi shpallet i pafajshëm më në fund. Presidenti i PSG-së akuzohej për korrupsion në lidhje me të drejtat televizive të Kupës së Botës 2026 dhe 2030 në zonën e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore.

Kreu i beIN Media Group akuzohej prej katër vitesh në lidhje me çështjen “FIFAgate”, teksa Prokuroria zvicerane kërkoi 28 muaj burgim për të. Një muaj më parë nisi gjyqi për sheikun e nënkampionëve të Evropës.

Gjykata Federale Penale e Bellinzona ka dhënë sot vendimin final, duke liruar Al-Khelaifin nga akuzat. Ky i fundit nuk e fsheh lumturinë e tij për marrjen e pafajësisë, që e cilëson si një fitore të madhe.

Pas katër viteve plot akuza të pabaza, akuza fiktive dhe sulme të vazhdueshme ndaj reputacionit tim, sistemi gjyqësor më ka pastruar plotësisht. Vendimi i sotëm është një fitore“, u shpreh presidenti i PSG-së. /abcnews.al