Fitore e hidhur e Romës, Liverpool në finale

schedule11:04 - 3 Maj, 2018

schedule 11:04 - 3 Maj, 2018

Nuk ka arritur të bëjë një mrekulli të dytë skuadra e Romës dhe pse ka fituar me rezultatin 4 me 2 ndaj Liverpoolit. Anglezët shkojnë në finale e Champions League pas 11 vjetësh.

Roma i thotë lamtumirë Champions League dhe finales së Kievit. Në Olimpiko, verdhekuqtë fituan me rezultatin 4 me 2 duke përmbysur rezultatin, por pa arritur të kthejnë rezultatin e parë 2 me 5 në “Anfield”. Një gabim i Naingolan i dhuroi golin e parë Liverpool-it në minutën e 9, por një autogol i Milner rindezi sërish lojën.

Por pavarësisht golave dhe penalltive të mohuara janë “Reds” që do të përballen me Real Madridin në finalen e Kievit në 26 Maj.

Ashtu si dhe në ndeshjen mes Real Madrid dhe Bayern, nuk kanë munguar polemikat as për gjysmëfinale e dytë. Drejtori sportiv i Romës, spanjolli Monchi u shpreh se pa gabimet e arbitrave çdo gjë do të kishte qenë ndryshe. Nëse në “Anfield”, Roma pësoi një gol në pozicion jashtë loje, në Olimpico iu mohuan dy penallti të pastra, vijoi ai.

Gjithsesi tifozët e Romës kanë dhuruar një spektakël të vërtetë në mbështetje të skuadrës së tyre, pavarësisht eliminimit, ajo që u vlerësua ishte loja e bukur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!