Manchester City arriti një fitore të madhe mbrëmjen e kaluar përballë Real Madrid. Skuadra e Pep Guardiolës triumfoi 1-2 në “Santiago Bernabeu” dhe ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në çerekfinale.
Pep Guardiola është një katalanas puro dhe në kryeqytetin spanjoll nuk ka ndonjë simpati për të. Gjithsesi, askush më shumë se ai nuk ka fituar në stadiumin e Realit. Mbrëmë triumfoi për herë të gjashtë, teksa pesë fitoret e tjera i ka realizuar kur ndodhej në pankinën e Barcelonës.
Me suksesin kundër skuadrës së Zidane, Guardiola ka vendosur një tjetër rekord. Trajneri i “Cityzens” ia ka dalë të bëhet numri një për fitore në ndeshjet me eliminim direkt në Champions League. Plot 28 herë ia ka dalë të fitojë në këtë fazë të kompeticionit më të rëndësishëm për klube, duke parakaluar emra si Carlo Ancelotti, Alex Ferguson dhe Jose Mourinho. /abcnews.al
28 – Pep Guardiola has become the manager with the most wins in Champions League knockout games (28), surpassing Carlo Ancelotti, José Mourinho and Sir Alex Ferguson. Master.#RMAMCI pic.twitter.com/wNOueTQJzy
— OptaJean (@OptaJean) February 26, 2020