Fitoi vendin e parë mes 20 stilistëve flokësh profesionist, kush është i riu shqiptar që po spikat në Gjermani

schedule08:38 - 19 Janar, 2024

schedule 08:38 - 19 Janar, 2024

Valon Zefaj është stilisti i flokëve shqiptar që ka triumfuar mes 20 profesionestëve gjermanë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se fitoi në vendin e parë në konkursin e stilimit në Gjermaninë e Veriut.

Valoni ndau detaje nga ky konkurs, ku për 45 minuta realizoi stilimin më të veçantë të flokëve, diçka mes modernes dhe klasikes.

“Ftesa më ka ardhur që në shkollë, nuk e kam menduar dy herë dhe e kam pranuar. Ne kemi pasur trendin 2023-2024 me zgjedh, unë kam vendosur një stil mes klasikes dhe modernes. Juria e ka pëlqyer shumë, sepse nuk kam përdorur mjete elektrike, vetëm krëhër dhe gërshërë.

Kështu fitova të gjitha pikët e mia. Frizurën e kam bërë te një djalë dhe çmimin që e mora e ndava me të.

Unë kam 7 vite që merrem me flokë. Hapat e parë i kam pasur në qytetin e Klinës në Kosovë. Hapat e parë i kam pasur te një frizerë i quajtur Viktor Selita, të cilin e falenderoj shumë.

Qëllimi im nuk ka qene vetëm të hap një dyqan dhe të punojë. Por kur kam ardhur në Gjermani, kam filluar dhe shkollën. Unë punoj dhe me vajza. Tani për tani e shoh veten më shumë te djemtë, por do punoj dhe më shumë”, u shpreh Valoni./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!