Fitoi “Këpucën e Artë”, Nwabueze ia dedikon vëllait që ndërroi jetë

schedule16:21 - 24 Gusht, 2020

schedule 16:21 - 24 Gusht, 2020

Sulmuesi i Laçit, Kyrian Nwabueze, u shpall golashënuesi më i mirë i Superiores në sezonin 2019/20. Bomberi kurbinas ka folur edhe pasi mori “Këpucën e Artë”, duke ia dedikuar vëllait të tij që ndërroi jetë.

“Ndihem mirë, mendoj se gjithçka që kisha parashikuar në fillim të sezonit të bëja, funksionoi në mënyrë perfekte për mua. Ky është një lloj dedikimi për familjen time dhe veçanërisht për vëllain tim që ka ndërruar jetë dhe kjo këpucë e artë është për të. Niveli është i mirë, jam i lumtur këtu dhe ndihem rehat kur luaj në këtë ligë.

Mendoj se është një çmim i përbashkët, si skuadër, është një histori për Laçin, mendoj se çdokush ishte shumë entuziast që diçka e tillë e madhe të ndodhte këtë sezon, jam i lumtur. Është një çmim individual por mendoj edhe si skuadër pasi ka bërë shumë mirë”, u shpreh sulmuesi i Laçit./abcnews.al