Domenico Berardi dhuroi dy asiste në Euro 2020, kompeticion të cilin ia doli ta fitojë me Italinë. Sulmuesi i djathtë është pjesë e Sassuolos prej verës së vitit 2015.
Ofertat nuk i kanë munguar gjatë këtyre viteve, teksa kjo merkato shihet si e duhura për të provuar një tjetër aventurë në karrierë.
Gazetari italian, Alfredo Pedulla shkruan se Chelsea dhe Dortmund janë të interesuara për shërbimet e 26-vjeçarit, të cilin Sassuolo e vlerëson 40 milion euro.
Kampionët e Evropës tentuan Federico Chiesa pak ditë më parë, por morën një përgjigje negative nga Juventusi.
Ndërkohë, Berardi bën pjesën edhe në dëshirat e Dortmund, që po kërkon zëvendësuesin e Jadon Sancho, i cili u shit te Manchester United. /abcnews.al