OKB bëri thirrje sot për lirimin e aktivistes iraniane të të drejtave të njeriut, Nargis Mohammadi, fituese e Çmimit Nobel për Paq , një çmim që tregon “guximin dhe vendosmërinë” e grave iraniane.
“Rasti i Nargis Mohammadi është emblematik i rreziqeve të mëdha që gratë marrin për të mbrojtur të drejtat e të gjithë iranianëve.
Ne kërkojmë lirimin e saj dhe lirimin e të gjithë mbrojtësve të të drejtave të njeriut të burgosur në Iran”, tha Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut në një email dërguar Agence France-Presse (AFP).
Aktivistja dhe gazetarja 51-vjeçare u shpërblye sot “për luftën e saj kundër shtypjes së grave në Iran dhe luftën e saj për të promovuar të drejtat e njeriut dhe lirinë për të gjithë”.
“Kjo vërtet tregon guximin dhe vendosmërinë e grave iraniane, të cilat janë burim frymëzimi për të gjithë botën”, tha përfaqësuesja e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut, Elizabeth Throssell, në një konferencë për shtyp në Gjenevë.
“Ne pamë guximin dhe vendosmërinë e tyre përballë hakmarrjeve, frikësimit, dhunës dhe ndalimit,” shtoi ajo.
Autoritetet iraniane nuk kanë komentuar ende për çmimin e Mohammad.
/abcnews.al