Procesi i numërimit të votave është duke vazhduar, ndërkohë që sipas të dhënave të KQZ, duke se PS po triumfon bindshëm në rang kombëtar.
Avokatja Brizida Gjikondi në ABC News tha se kjo është hera e parë në historinë e Shqipërisë postkomuniste, bëhen zgjedhje pa praninë dhe kërcënimin e bandave kriminale.
“E quaj një votim referedal, e quaj referedal fitoren e PS dhe mendoj se duhet që të menaxhohet mirë. Të dalësh nga një mandat i tretë dhe të marrësh një mandat të katërt me një fitore të bindshme, duhet të ketë reflektim të madh. Kam ndjesinë që do arrihet, duket që Shqipëria ka marrë drejtimin drejt BE-së.
Është hera e parë që pa zhbërjes morale të LSI, është hera e parë që partitë vijnë me qasje politike, kurse LSI ka ardhur si një biznes, me pazare, presione. Është hera e parë që Shqipëri bëhen zgjedhje pa presion kriminal, bandash në çdo qytet. Kjo është diçka që Rama duhet të reflektojë shumë për të parë që zgjedhjet fitohen edhe pa krimin”, tha Brizida Gjikondi./abcnews.al

