“Fitness”, Calisthenics dhe parku që mungon

schedule14:47 - 14 Nëntor, 2020

schedule 14:47 - 14 Nëntor, 2020

“Calisthenick” është një ndër sportet më të padëgjuar në vendin tonë, por ka shumë grupe të rinjsh që e ushtrojnë dhe e praktikojnë atë.  “Nuk është karantinë”, me gazetarin Eni Shehu këtë puntatë  ka ndjekur nga afër disa nga ushtruesit e këtij lloj sporti.

Ky është një sport që mban në formë trupin dhe mund të aplikohet lehtësisht në rrugë, pemë shtylla ndriçimi mjafto të jetë një hekur tek apo paralele.

Unë kam katër vite që merrem me këtë sport, nuk e dija që në fillim që quhej i tillë por e dija thjesht paralele, isha na gjimnaz atëherë. Më vonë kuptova se ky sport ka një emër dhe është shumë i përhapur në botë, vjen nga greqishtja Calisthenics, që do të thotë i bukur dhe i fortë. Trupat e kalestenic nuk janë shumë të fryrë por janë elegant dhe me muskuj të kombinuar”, është shprehur një ndër praktikantët e këtij sporti.

Ndërkohë jashtë ky është një ndër sportet më të njohur dhe shpesh organizohen kampionate dhe kompeticione të ndryshme.  /abcnews.al