Fitim Zekthi: PD ka dëshmuar para shqiptarëve që s’ka aftësi të zgjidhë krizën! Mërtiri: Opozita u shkatërrua për Berishën

schedule21:02 - 26 Shkurt, 2024

schedule 21:02 - 26 Shkurt, 2024

Analisti Fitim Zekthi në emisionin “Real Story” në ABC News” foli për krizën në Partinë Demokratike, protestën e opozitës e mbajtur më 20 shkurt, duke u ndalur më pas edhe tek zgjedhjet e ardhshme.

Ai theksoi se beson se “Foltorja” do të marrë pjesë në zgjedhje sepse në të kundërt do të ‘asgjësohej’.

“Kanë dëshmuar para shqiptarëve që nuk kanë aftësi për zgjidhur krizën. Lider është ai njeri që sakrifikon vetë, pra i udhëheq njerëzit duke sakrifikuar për njerëzit dhe jo duke futur njerëzit në zjarr për veten apo interesa personale”, u shpreh Zekthi.

Nga ana e tij analisti Ergys Mërtiri tha se tashmë ‘alarmi’ është në kampin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe se sipas tij opozita është shkatërruar për Berishën.

“Opozita është shkatërruar për Berishën. Gjithçka për të u bë”, tha Mërtiri.

Ndër të tjera analisti Zekthi PD e ka detyrë që të dëshmojë që reforma në drejtësi dhe SPAK duhen përkrahur.

“Lëvizja e Foltores është e vetëdijshme që nuk është në garë për të qenë në pushtet. Partia nuk i përket atij që ka shumicën. Shumica është një koncept relativ”, u shpreh ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!