Parkingjet publike në Tiranë do të jenë falas për besimtarët gjatë faljes së Fiter Bajramit. Kryetari i bashkisë Erion Veliaj e bëri të ditur, ndërsa bashkë me Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë inspekoti punimet në Xhaminë e Namazgjasë.
Mbase Fitër Bajramin vitin e ardhshëm besimtarët myslimanë në Tirane e falin në xhaminë e Namazgjasë. Ka edhe pak punë deri sa ajo të hapë dyert për qytetarët. Kryebashkiaku Erion Veliaj e inspektoi bashkë me kryetarin e Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu. Ndërsa gjatë faljes së këtij Fitër Bajramit, këtë të martë, qytetarët mund të parkojnë pa paguar në parkingjet publike dhe rreth Unazës së vogël në Tiranë.
“Parkingu te sheshi “Skënderbej” dhe parkingu te Bulevardi i Ri do të jetë falas. Por, duke parë që moti nuk është premtues dhe nëse nuk ka vende në parkingjet nëntokësore, të gjithë besimtarët do të lejohen të parkojnë rreth Unazës së Vogël të Tiranës, për faktin që është një ditë e shenjtë, por edhe mjaftueshëm herët në mëngjes, çka nuk sjellin vështirësi në qytet. Nesër do ta ndërpresim fushatën zgjedhore sepse besoj që, në respekt të besimtarëve që janë pjesë e fushatës sonë. Kushdo që ka mundësi, sidomos ushqime, batanije, veshmbathje, do duhet t’i sjellë pranë bashkisë apo pranë KMSH-së, dhe pastaj ditën e Bajramit duam që nga qyteti i Tiranës, qytetarët dhe besimtarët këtu, të çojmë këtë dhuratë solidariteti për të gjithë ata që janë në nevojë dhe më pas sipas nevojave, të jemi gjithmonë të gatshëm”, tha Veliaj.
Bashkia e Tiranës ka vendosur të dërgojë ndihma edhe për familjet e prekura nga tërmeti në qarkun e Korçës./ABC News Albania 24/7