Fiter Bajrami, besimtarët myslimanë në Shqipëri mbushin sheshet dhe xhamitë

schedule09:20 - 13 Maj, 2021

schedule 09:20 - 13 Maj, 2021

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën këtë të enjte kanë kremtuar festën e Fitër Bajramit.

Në vendin tonë ndryshe nga një vit më parë besimtarët kanë mundur që ceremoninë e faljes së Namzait ta bëjnë si më më parë.

Në të gjithë vendin besimtarët myslimanë kanë falur Namzain dhe kanë uruan njëri-tjetrin për begati e mbarësi, ndërsa imami i xhamisë bëri thirrje për mirësi mes njerëzve dhe mbështetje për më të varfrit. Imami i xhamisë së Durrësit ka bërë thirrje për mirësi mes njerëzve dhe mbështetje për më të varfrit.

Besimtarët myslimanë në Berat kanë mbushur edhe pedonalen ‘Republika’ për faljen e Fitër Bajramit. Ndërkohë në Librazhd qytetarët faljen e Namazit e kanë bërë në palestrën e shkollës së mesme “Ibrahim Muca”. Myftiu i Librazhdit Ardit Hoxhllaku uroi të gjithë besimtarët në këtë ditë të shënuar duke u lutur për argjerim të pranuar.

Gjithashtu dhe në qytetet e tjera Dibër, Krujë, Kukës, Shkodër besimtarët kanë falur namazin e Fiter Bajramit në orën 06:10 dhe kanë uruar njëri tjetrin.

Fieri, Vlora dhe Gjirokastra janë qytetet e tjera që janë mbushur nga besimtarët myslimanë që festojnë festën e Fiter Bajramit. Pas 30 ditësh agjërim besimtarët kanë uruar njëri tjetrin për më shumë paqe e begati mes tyre.

Fitër Bajrami është festa që vjen si shpërblim për besimtarët myslimanë pas muajit të shenjtë të Ramazanit. Festa e Bajramit simbolizon bashkimin, paqen, harmoninë dhe begatinë mes besimtarëve. Tradita e festës është që besimtarët të bëjnë vizita tek të afërmit.e.su./abcnews.al