Fishekët tek makina e atentatorëve të Ardjan Çapjas plagosen zjarrfikësin, policia jep detajet

schedule11:51 - 8 Qershor, 2020

schedule 11:51 - 8 Qershor, 2020

Krahas Ardjan Ccapjas, i cili ka marrë një plumb në shpatull, i plagosur nga ngjarja e rëndë sot në Elbasani ka mbetur edhe një zjarrfikës.

Pas atentatit ndaj Ardjan Ccapjas, autorët u larguan nga vendi i ngjarjes me një makinë me targa të vjedhura, ndërsa e kanë djegur atë disa kilometra më tej për të humbur gjurmët.

Ndërkohë, zjarrfikësit janë njoftuar nga banorë të zonës për një zjarr që kishte rënë aty.

Duke mos qenë të njoftuar për çfarë kishte ndodhur, ata janë afruar për të shuar flakët, por shpërthimi i fishekëve në bagazhin e makinës ka plagosur lehtë në këmbë njërin prej tyre.

Lexo edhe: Atentati në Elbasan, ku e mori plumbin Ardjan Çapja

“Në lagjen “Skënderbej”, Elbasan, rreth orës 09:43, është gjetur duke u djegur një mjet tip “Volksëagen”. Për shuarjen e zjarrit kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe gjatë punës për shuarjen e zjarrit është plagosur në këmbë, jashtë rrezikut për jetën, punonjësi i zjarrfikëses shtetasi D. M, 38 vjeç. Dyshohet së plagosja është shkaktuar si pasojë e plasjes së plumbave që mund të kenë qenë në bagazhin e automjetit”, bën me dije policia.

Për fat të mirë ai është jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i plotë
Në lagjen “Skënderbej”, Elbasan, rreth orës 09:43, është gjetur duke u djegur një mjet tip “Volksëagen”. Për shuarjen e zjarrit kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe gjatë punës për shuarjen e zjarrit është plagosur në këmbë, jashtë rrezikut për jetën, punonjësi i zjarrfikëses shtetasi D. M, 38 vjeç. Dyshohet së plagosja është shkaktuar si pasojë e plasjes së plumbave që mund të kenë qenë në bagazhin e automjetit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!