Firmosi platformën, Hoxha për Abc: E vetmja rrugë që na çon drejtë bashkimit

schedule15:51 - 17 Prill, 2022

schedule 15:51 - 17 Prill, 2022

Flamur Hoxha është një prej deputetëve demokratë që firmosi për platformën e bashkimit që u prezantua të shtunën nga kreu i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj. Në një intervistë për ABC Hoxha sqaron edhe propozimet e paraqitura prej tij, duke shtuar se për platformën ka një konsensus të gjerë në mes deputetëve.

Nuk e fsheh se pritshmëritë e tij në funksion të bashkimit të demokratëve kanë qenë për një tërheqje të Sali Berishës.

Proceset e nisura nga Komisioni i Rithemelimit në degët e PD për Hoxhën po sjellin krijimin e strukturave paralel.

Platforma e Bashkimit mori mbështetjen e 31 deputetëve të grupit parlamentar, ndërkohë që Komisioni i Rithemelimit ka paralajmëruar se nuk do të njoh asnjë akt dhe propozim të Alibeajt duke i konsideruar zgjidhjet e ofruara si parapregatitura nga ish-kreu i PD, Lulzim Basha. /abcnews.al/