Firmoset marrëveshja, “Zgjedhorja” kalon në Kuvend më 23 korrik

schedule20:14 - 21 Korrik, 2020

schedule 20:14 - 21 Korrik, 2020

Partia Socialiste dhe opozita parlamentare kanë arritur marrëveshjen politike për votimin e marrëveshjes së 5 qershorit e dakordësuar mes palëve politike në Këshillin Politik dhe hapjen e listave.

Në draftin e siguruar nga ABC News opozita parlamentare ka rënë dakord që të firmos marrëveshjen e 5 qershorit të arritur në Këshillin Politik.

Dokumenti është firmosur nga kreu i Grupit të PS, Taulant Balla dhe deputetët, Myslim Murrizi, Nimet Musai, Rudina Hajdari dhe Edmond Stojku.

LEXO edhe: “Premtimi u mbajt”, Hajdari thirrje opozitës jashtë parlamentare: T’i bashkohen trenit të së ardhmes

Votimi do të mbahet më 23 korrik, ndërsa opozita parlamentare dhe PS shprehen se kjo vjen në dobi të procesit të integrimit të vendit dhe përmbushjen e kushtit të KE për miratimin e reformës zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.

Gjithashtu të dy palët nuk janë tërhequr nga hapja e listave që sjellin dhe ndryshime kushtetuese dhe në marrëveshjen e arritur kjo do të miratohet në Kuvend më 30 korrik 2020 në mbyllje së sesionit parlamentar.

Kjo marrëveshje u arrit gjatë mbledhjes që kryeministri Edi Rama po zhvillon me  3 kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës në Kuvend, Myslim Murrizin, Nimet Musain dhe Edmond Stojkun në Kryesinë e Kuvendit.

Në përfundim të bisedimeve kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se palët kanë arritur marrëveshjen dhe kanë firmosur atë duke krijuar premisa reale për zgjedhje të lira e të ndershme ku zgjedhësit të kenë mundësinë të votojnë për atë që duan.

“Sot në 21 korrik palët e mëposhtme pakica e parlamentit të Shqipërisë i përfaqësuar nga Myslym Murrizit në cilësinë e kryetarit të grupit dhe grupi i partisë socialiste i përfaqësuar nga Taulant Balla është rënë dakord për miratimin e Reformës zgjedhore dhe adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR me qëllim forcimin e besimit të qytetarëve tek zgjedhjet. Përmbushjen e kushtit t vendosur në takimin  e Këshillit Europian të datës 25 mars 2020 “Për miratimin e Reformës Zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE /ODIHR përpara Konferencës së parë qeveritare në kuadër të procesit të Integrimit të Shqipërisë në BE, prioriteti më madhor për ardhmërinë e vendit, dialogun gjithëpërfshirës ndërpartiak në proceset demokratike të vendit ku reforma zgjedhore është prioritare. Me mirëkuptim dhe vullnet të plotë njëkohësisht angazhohen të:

  1. Mbështesin me votë në seancën plenare të Kuvendit të datës 23 korrik 2020 projektligjin për disa shtesa e ndryshime në ligjin 10019, datë 29.12.2008, Kodi Zgjedhor i republikës së Shqipërisë të ndryshuar të miratuar më votat e shumicës parlamentare në Komisionin e Ligjeve në respektim të marrëveshjes së datës 5 qershor 2020 , ndërmjet Partisë Socialiste, opozitës jashtëparlamentare të përbërë nga partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim si dhe deputetes Rudina Hajdari.
  2. Mbështesim me votë në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë të datës 30 korrik 2020 Projektligjin për disa shtesa e ndryshime ligjin nr. 84 17 datë 21.11.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë” e ndryshuar e miratuar me votat unanime të anëtarëve të këshillit të legjislacionit dhe Komisionit të Çështjeve Ligjore të Administratës Publike dhe të Drejtat e njeriut në mbledhjen e Kuvendit në mbledhjen e përbashkët datë 14 korrik 2020.
  3. Vijon dialogu midis grupeve parlamentare si dhe të nxisin e të mbështesin dialogun midis tyre dhe opozitës jashtëparlamentare një proces gjithëpërfshirës me synim arritjen e një dakordësie sa më të gjerë në reflektimin në Kodin Zgjedhor të amendamenteve Kushtetuese që përmenden në pikën 2 si më sipër”, tha Balla./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!