Firmoset marrëveshja për “Durrës Yacht & Marina”, Alabbar: Nuk do t’ju zhgënjej

schedule10:58 - 30 Janar, 2023

schedule 10:58 - 30 Janar, 2023

Këtë të hënë u nënshkrua marrëveshja për zhvillimin e projektit “Durrës Yacht & Marina”, me vlerë rreth 2 miliardë euro e që do të shtrihet në 450 hektarë, është konsideruar si projekti më të rëndësishëm turistik.

Mohamed Alabbar themeluesi dhe pronar i kompanisë EMAAR me qendër në Dubai tha se ky projekt është një nga projektet , i cili renditet tek më të përparuarit në botë.

“Jemi me kaq fat ku jemi sot, sepse ajo që kemi rritur është vetëm fillimi. Kemi punuar fort, duke besuar se do të ndodhte, por në të njëjtën kohë shohim entuziazmin e njerëzve për vizionin tuaj. Jemi shumë krenarë për këtë arritje. Disa nga gjërat që ne po bëjmë aty nuk jam bërë askund në botë. Është një nga projektet më të përparuara në botë. Kemi një ekip të plotë shqiptar dhe ky ekip po shtohet. Këta njerëz që punojmë me ne nga Shqipëria, po drejtojnë një nga projektet më të përparuara në botë. Disa nga gjerat që po bëjmë këtu janë më të përparuara se në Dubai”, tha ai.

Ai garantoi qytetarët shqiptarë se nuk do t’i zhgënjejë me këtë projket, të cilin e cilësoi madhështor.

“Nuk do t’ju zhgënjej”, tha ai.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se ky projekt do të jetë një arsye më shumë, që shqiptarët të ndihen krenarë me vendin e tyre.

“Do t’i japë Shqipërisë një arsye më shumë për krenarinë kombëtare”, tha Rama./ n.m. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!