Sergio Ramos ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Real Madrid. Kapitenin, pjesë e “Los Blancos” prej vitit 2005, mund ta shohim në një ekip tjetër sezonin e ardhshëm. “E shoh më shumë jashtë sesa brenda ekipit. Ka vetëm 20% që të vazhdojë me këtë klub dhe 80% shanse që të largohet.
Presidenti Perez nuk e ka kuptuar akoma se Sergio Ramos do të jetë i lirë të firmosë për një tjetër skuadër të madhe evropiane pas 48 ditësh“, u shpreh dje për El Chiringuito, Cristobal Soria, miku i ngushtë i qendërmbrojtësit spanjoll.
Media spanjolle zbulon edhe klubin favorit për të siguruar shërbimet e 34-vjeçarit. Flasim për PSG, që pritet t’i plotësojë çdo dëshirë. El Chiringuito raporton se Nasser Al-Khelaifi, kreu i nënkampionëve të Europës, është fiksuar pas Sergio Ramos.
Sheiku është gati t’i nxjerrë një letër të bardhë spanjollit, me këtë të fundit që do të shkruante vetë se për sa vite do të firmoste me ekipin e drejtuar nga Thomas Tuchel. PSG ka si objektiv fitimin e Champions League për herë të parë në histori dhe Ramos cilësohet si përforcimi i duhur për prapavijën. /abcnews.al