Mesfushori Dejvi Bregu, i cili ka qenë një ndër lojtarët më të mirë në Superiore me fanellën e Skënderbeut, është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Teutës, ku ka firmosur një kontratê 2-vjeçare.
“KF Teuta , njofton se ka arritur marrëveshje me futbollistin Dejvi Bregu. Lojtari është prezantuar në ambientet e “Vila Pascucci” dhe nesër do të zhvilloj seancën e parë stërvitore me blutë. I lindur më 24 tetor 1995, Dejvi Bregu, në skuadrën e Teutes vjen pas eksperiences me Skëderbeun ku është paraqitur për dy sezone.
Dejvi Bregu, i gjatë 1.75 cm dhe pozicjoni ideale në fushë e ka atë të mesfushorit ofensiv, dhe ne krahun e majt të mesfushës. Afrimi i Bregut në skuadrën e Teutës, do të jetë ndihmesë për formacionin e drejtuar nga Edi Martini, kësisoj duke e kompletuar mesfushën e skuadrës blu të Teutës”, shkroi klubi i Teutës./abcnews.al