Vetëm disa javë më parë “fantazisti” i sulmit të Liverpool, Roberto Firmino lajmëroi largimin nga klubi në fund të sezonit dhe kaq ka mjaftuar për “gjigandët” evropianë për ta patur të gjithë vëmendjen te nënshkrimi me 31-vjeçarin.
Sipas raportimeve të mediave britanike, përveç “zikaltërve” të Inter, “Bobby” pëlqehet shumë dhe nga tekniku Jose Mourinho, i cili i kërkon me çdo kush ta sjellë brazilianin në “Olimpico”, kjo për shkak dhe të largimit të mundshëm të “bomberit” anglez, Tammy Abraham, nga “verdhekuqtë”.
Firmino do të largohet nga “Anfield Road” në fund të sezonit, kur të përfundojë kontrata aktuale me “të kuqtë” e Liverpool dhe me shumë mundësi “aventura” e re për “fantazistin” brazilian do të jetë në Itali. /i.m /abcnews.al