Fillimisht e kërkoi United, më pas Neëcastle e në fund përfundoi te Chelsea. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin e Monaco, Axel Disasi, i cili këtë të martë do të t’i nënshtrohet testeve mjekësore e më pas do të nënshkruajë kontratën, si lojtari më i ri i “bluve”.
“Ylli” 25-vjeçar i mbrojtjes i kushtoi londinezëve plot 45 milionë euro dhe pritet të jetë një ndër lojtarët kyç, në vijën fundore të mbrojtjes, teksa pëlqehet shumë nga tekniku Maurizio Pochettino.
Përsa i përket kontratës personale, Disasi pritet të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare te Chelsea e tashmë marrëveshja është pothuajse e mbyllur totalisht dhe pritet që në orët në vazhdim të zyrtarizohet dhe kalimi i francezit, në “Stamford Bridge”. /i.m /abcnews.al