Finlanda me kryeministre të re, gruaja e tretë që drejton qeverinë

schedule07:51 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 07:51 - 9 Dhjetor, 2019

Partia Social-demokrate, e cila kryeson një qeveri koalicioni prej pesë partive, ka zgjedhur ministren e Transportit Sanna Marin si kryeministren e re të Finlandës dhe ajo do të bëhet kryeministrja më e re e vendit.

Marin, 34 vjeç, do të marrë postin javën tjetër pas dorëheqjes së Antie Rine, raporton Reuters.

AP shkruan se ajo do të jetë gruaja e tretë që drejton qeverinë finlandeze.

Më parë gjatë javës, Rine dha dorëheqjen pasi Partia Qendrore e Koalicionit njoftoi se kishte humbur besimin tek ajo për shkak të një serie grevash.

“Shumë punë po presin që ne të rindërtojmë besimin. Ne kemi një program qeveritar të përbashkët që mban koalicionin së bashku, “u tha Marin gazetarëve pas një votimi të ngushtë nga udhëheqja e partisë.