Finlanda dhe Suedia kanë dorëzuar sot aplikimet e tyre për t’iu bashkuar NATO-s. Lajmin e bëri të ditur Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg. Kujtojmë se vendimi i dy shteteve nordike, që kanë deri para pak kohësh neutrale, u nxit pas shqetësimeve të sigurisë me nisjen e luftës në Ukrainë.
Procesi i pranimit pritet të zgjasë dy javë, ndërkaq ratifikimi në parlamentet e 30 shteteve anëtare deri në një vit. Pavarësisht se procesi i pranimit pritet të marrë kohë disa javë, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se do të vendosë veton kundër anëtarësimit të dy shteteve nordike.
Nëse Turqia “ndërron mendje” dhe nisin bisedimet e anëtarësimit, atëherë këto dy shtete mund të bëhen anëtare brenda disa muajsh. Procesi zakonisht merr kohë tetë deri në 12 muaj, por NATO pritet të përshpejtojë procedurat, duke pasur parasysh kërcënimin që paraqet Rusia për këto dy shtete.
Pas aplikimit për anëtarësimin në NATO ka reaguar kryeministri britanik Boris Johnson, e cili tha se do të mirëpresë krahëhapur Finlandën dhe Suedinë.
This is an historic day for our alliance & the world. Not long ago nobody would have predicted this step, but Putin’s appalling ambitions have transformed the geopolitical contours of our continent.
I look forward to welcoming Finland & Sweden into the @NATO family very soon. https://t.co/0IxmEpvky8
— Boris Johnson (@BorisJohnson) May 18, 2022
Johnson shkroi në Twitter se ishte një ditë “historike” dhe tha se presidenti rus, Vladimir Putin, kishte “transformuar vijat gjeopolitike të kontinentit tonë”.
“Kjo është një ditë historike për aleancën tonë dhe botën. Jo shumë kohë më parë askush nuk do ta kishte parashikuar këtë hap, por ambiciet e tmerrshme të Putinit kanë transformuar vijat gjeopolitike të kontinentit tonë.
Mezi pres që Finlanda dhe Suedia të jenë pjesë e familjes së NATO-s shumë shpejt,” tha Johnson.