Financimi rus, analistët në ABC Live: Po investohet te ruajtja e status quo-së

schedule14:14 - 20 Shtator, 2022

schedule 14:14 - 20 Shtator, 2022

Çështja e parave ruse në politikën shqiptare është diskutuar në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri. Dy analistët e ftuar në studio, Aleksandër Çipa dhe Neritan Alibali kanë theksuar që është një çështje e madhe morale.

Sipas kryetarit të Unionit të Gazetarëve shqiptarë Aleksandër Çipa, kemi një situatë ku investohet me çdo kusht për të ruajtur status quo-n, por që nuk përjashtohet dhe konteksti tjetër, sepse janë dy ligje që janë në diskutim, dhe përcaktimi i hartës i ndarjes administrative dhe financimi i partive politike dhe në këto dy ligje, përcaktohet, ndarja e domenit elektoral’.

Ndërkohë që për analistin Neritan Alibali, cështja e financimit rus tregon që ‘në aspektin e brendshëm të PD, mesa duket lufta nuk paska mbaruar, lufta midis bashistëve dhe berishistëve nuk paska mbaruar’.

Alibali: ‘Unë mendoj që përveç kësaj, Z. Berisha po vendos disa filtra, duke qenë se pritet që cështja e financimeve ruse të jetë dhe kali i betejës së PS në zgjedhjet e ardhshme lokale, po përpiqet ta lokalizojë te Basha për të pastruar PD’.

Për Alibalin, të gjitha partitë politike shqiptare të mëdha kanë probleme me financimet për të takuar apo për të bërë foto me zyrtarë amerikanë, dhe jo vetëm PD ka bërë këto manovra, por mund të kenë bërë edhe parti të tjera, të njëjtën gjë ka bërë dhe PS dhe po flitet dhe për LSI. Duhet që organet ligjzbatuese të hetojnë deri në fund.

Ndërkohë që për Aleksandër Cipën, cështja e financimit ka të bëjë me shumë me luftën politike, dhe ‘protagonizmin tani po e luan më shumë Alibeaj sesa Basha’, dhe nuk dihet sesa i aftë mund të jetë Basha për të udhëhequr grupin e mbështetësve të tij në një skenar rikthimi në krye të PD. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!