Financial Times: Vala e dytë e koronavirusit është variant spanjoll, si u përhap

schedule21:02 - 29 Tetor, 2020

schedule 21:02 - 29 Tetor, 2020

Vala e dytë e koronavirusit duket se e ka origjinën në Spanjë. Prestigjiozja Financial Times shkruan se një variant i koronavirusit që ka origjinën tek punëtorët spanjollë të fermave është përhapur me shpejtësi në pjesën më të madhe të Evropës që nga vera, dhe tani përbën shumicën e rasteve të reja me Covid-19 në disa vende, dhe më shumë se 80 përqind në Mbretërinë e Bashkuar.

Një ekip ndërkombëtar i shkencëtarëve që ka studiuar virusin përmes mutacioneve të tij gjenetike ka përshkruar përhapjen e jashtëzakonshme të variantit, të quajtur 20A.EU1, në një studim kërkimor që do të botohet së shpejti.

Ata sugjerojnë se njerëzit që ktheheshin nga pushimet në Spanjë luajtën një rol kryesor në transmetimin e virusit në të gjithë Evropën, duke ngritur pikëpyetje nëse vala e dytë që po përfshin kontinentin mund të ishte zvogëluar nga kontrolli i përmirësuar në aeroporte dhe nyje të tjera transporti.

Për shkak se secili variant ka nënshkrimin e vet gjenetik, ai mund të gjurmohet në vendin ku ka origjinën, përcjell abcnews.al.

“Nga përhapja e 20A.EU1, duket qartë se masat e parandalimit të virusit në vend shpesh nuk ishin të mjaftueshme për të ndaluar transmetimin e mëtejshëm të varianteve të prezantuara këtë verë,” tha Emma Hodcroft, një gjenetiste evolucionare në Universitetin e Bazelit.

Ekipet shkencore në Zvicër dhe Spanjë po nxitojnë të shqyrtojnë sjelljen e variantit për të vërtetuar nëse mund të jetë më vdekjeprurës ose më infektiv sesa llojet e tjera.

Dr Hodcroft theksoi se nuk kishte “asnjë provë që përhapja e shpejtë e variantit është për shkak të një mutacioni që rrit transmetimin ose ndikon në rezultatin klinik”. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!