“Finalja vendoset në Manchester”, Guardiola: Do të jetë një ndeshje tejet e vështirë

schedule08:16 - 10 Maj, 2023

schedule 08:16 - 10 Maj, 2023

Real Madrid e Manchester City u ndanë në barazimin 1 me 1, në sfidën e parë gjysmë-finale të UEFA Champions League, ku në mitikun “Santiago Bernabeu” u zhvillua një ndeshje tërësisht e ekuilibruar nga të dyja ekipet.

I të njëjtit mendim është dhe tekniku Pep Guardiola, i cili për mediat pas ndeshjes tha se ndeshja e kthimit do të jetë tejet e vështirë, si dhe do të studionte më mirë pikat “kyçe” të kundërshtarit.

“Ishte një lojë e ekuilibruar. Kur ishim më të mirë në fushë ata shënuan për ne, kur ata ishin më të mirë ne barazuam. Ndonjëherë dukej ndeshja e vitit të kaluar. Opinioni që unë kam pasur për Real Madrid mbetet i njëjtë dhe finalja do të vendoset në Mançester.

Ne luajtëm më mirë vitin e kaluar në ndeshjen e parë ku fituam 4-3 dhe Real Madrid doli më i fortë nga pikëpamja e rezultatit. Një ndeshje tmerrësisht e vështirë. Do të shohim se ku mund të përmirësohemi në fazën e mbrojtjes dhe ku mund të jemi më efektivë në kutinë e kundërshtarit”,- u shpreh Guardiola. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!