Finalja e Kupës së Shqipërisë tashmë ka një program. FSHF ka njoftuar se do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, më 30 maj prej orës 19:00.
Sot është hedhur shorti dhe Skënderbeu konsiderohet skuadre pritëse ndaj Vllaznisë, në një duel shumë të rëndësishëm mes këtyre dy skuadrave.
Korçarët janë befasia deri më tani e këtij kompeticioni, pasi eliminuan Teutën në Durrës, kurse Vllaznia ia doli me Laçin në “Loro Boriçi” të Shkodrës me një gol të Ardit Hoxhajt.
Vllaznia dhe Skënderbeu në një finale kupe janë përballur vetëm një herë. Kjo ka ndodhur në vitin 1965 dhe shkodranët triumfonin me rezultatin 1-0. /abcnews.al