Teksa më pak se 11 orë na ndajnë nga finalja e madhe e Champions League, UEFA i ka udhëzuar tifozët e Manchester City e Inter të mbërrijnë 9 orë para nisjes në stadiumin olimpik “Ataturk”.
“Organi” më i lartë në botën e futbollit në Evropë u ka kërkuar tifozëve që të shkojnë drejt stadiumit prej orës 11:00 për të shmangur kaosin që ndodhi në Paris sezonin e shkuar, ku shumë tifozë të Liverpool e Real Madrid u bllokuan në radhë dhe patën vështirësi për të hyrë në stadiumin “Stade de France”.
Tifozët e Cityt dhe Interit do të kalojnë përmes 3 pikash kontrolli për të hyrë në stadium, fillimisht duke aktivizuar biletën elektronike përpara se të kalojnë kontrollet fizike nga policia dhe faza e fundit e hyrjes do të menaxhohet nga një firmë private sigurie. /i.m /abcnews.al