Të mërkurën u bë zyrtarisht i njohur finalisti i dytë UEFA Champions League. Ky është Manchester City. Qytetarët mposhtën pa mëshirë Realin e Madridit 4:0.
Tani në finale të turneut, City do të takohet me Interin. Çuditërisht, ky do të jetë takimi i parë zyrtar mes rivalëve në historinë e klubeve, sipas Opta Sports.
Finalja luhet më 10 qershor në Stamboll. /G.D abcnews.al/