Slavko Vincic, do të jetë arbitri kryesor, në finalen e Champions League. Kjo u bë e ditur nga UEFA, që zbuloi këtë të hënë, se 44-vjeçari slloven, do të vendosë drejtësi në finalen e “Wembley”-it më 1 qershor.
Vincic ka gjykuar në 5 ndeshje të Champions League këtë sezon, Lazio 1-1 Atletico, PSG 3-0 Milan, Napoli 2-0 Braga në fazën e grupeve, Bayern 3-0 Lazio në raundin 1/16 dhe Dortmund 4-2 Atletico në çerekfinale.
Kjo është finalja e dytë europiane për të, teksa më parë ka gjykuar në finalen e Europa League mes Frankfurt dhe Rangers në sezonin 2021-2022./ h.ll/abcnews.al