Finalja 30 milionëshe gjykohet nga Hamiti, Kastrioti e Apolonia gati

schedule09:18 - 22 Korrik, 2020

schedule 09:18 - 22 Korrik, 2020

Finalja e parë në futbollin shqiptar. Sot, prej orës 19:00, në fushë zbresin Kastrioti i e Apolonia, kampione të grupeve A dhe në Kategorinë e Parë. Dy skuadrat luajnë për trofeun e këtij niveli të futbollit shqiptar dhe më shumë për shpërblimin në fakt.

FSHF jep 30 milion lekë për kampionen e Kategorisë së Parë dhe krutanët e fierakët do bëjnë maksimumin për të triumfuar. Kjo ndeshje luhet në “Elbasan Arena” dhe si në çdo përballje tjetër nuk do të lejohen tifozët. Duke parë rëndësinë e ndeshjes, FSHF ka vendosur një arbitër ndërkombëtar, lezhjanin Eldorjan Hamiti.

 

Kjo është finalja e parë, ndërkohë që nesër luhet një tjetër në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrës.  Prej orës 17:30 zhvillohet finalja e Kategorisë së Dytë, mes Vorës e skuadrës së Tomorit. /abcnews.al