Kryeministri Edi Rama në Podkastin “FLASIM”, u shpreh se u shpreh se do të finalizohet krijimi i faktori shtetëror me impakt në tregun e brendshëm të naftës, me qëllim të stabilizimit të tregut.
Më tej shtoi se Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me Ministrinë e Financave ka ngritur një Task Forcë për parandalimin e çdo rritje abuzive të çmimit të karburanteve, por edhe për të studiuar edhe një ndikim mbi fenomenin abuzim të rritjes së çmimit të ushqimeve.
“Jemi sot edhe për shkak të kushteve të kësaj krize të papritur, në momentin kur do finalizojmë krijimin e një faktori shtetëror, me impakt në tregun e brendshëm të naftës që do të luajë rolin e stabilizuesit të tregut që do ndikojnë në rritjen e transparencës së çmimit dhe do garantojë furnizimin në treg duke pasur në mbështetje një kapacitet të rëndësishëm siç është garancia sovrane. Besoj shumë se ky do të jetë një moment kthese për të përmbushur një tjetër zotim të marrë me nisjen e mandatit të katërt që nafta që tregtohet në Shqipëri të jetë një produkt në një nivel të pandikuar kaq fort nga luhatjet në tregjet ndërkombëtare”, tha Rama.


