VIDEO/Finalizohet operacioni i koduar “Following”, fshehën 8 kg kanabis në makinë, arrestohen 2 persona

schedule09:22 - 12 Shkurt, 2023

schedule 09:22 - 12 Shkurt, 2023

Është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Folloëing”. Mësohet se dy persona janë arrestuar, pasi kishin fshehur 8 kg kanabis në automjetin e tyre. Ndërsa tentuan të largoheshin, kur u lokalizuan nga Policia.

Ndërkohë, po vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Following”, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Operacioneve Speciale të DVP Tiranë.

Kishin fshehur 8 kg kanabis në automjetin e tyre dhe tentuan të largoheshin kur u lokalizuan nga Policia, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen 8 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, automjeti dhe 2 aparate celulare.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Operacioneve Speciale të DVP Tiranë, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Following”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit N. Ç., 27 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë, dhe L. N., 53 vjeç, banues në Shënkoll, Lezhë.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së informacionit se këta dy shtetas do të transportonin një sasi kanabisi në zonën e Valiasit në Kamzë, janë vënë në ndjekje të tyre dhe në rrugën “Abdi Toptani”, kanë lokalizuar të ndaluar, automjetin tip “Benz”, në afërsi të të cilit ndodheshin shtetasit N. Ç. dhe L. N. Sapo kanë parë shërbimet e Policisë, këta shtetas kanë tentuar të largohen, por janë kapur dhe vënë në pranga.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz”, u gjetën të fshehura në bagazh, 8 kg kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 2 aparate celulare.

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!