Barcelona vazhdon të punojë për të forcuar ekipin për sezonin e ardhshëm dhe te reparti i sulmit është vëmendja më e madhe. Pasi prenotuan Sergio Agueron, një tjetër sulmues i nivelit të lartë do zbarkojë në Katalunjë.
Memphis Depay ka gjetur akordin me Barcelonës, sipas L’Equipe. Agjentët e sulmuesit në Lyon janë në Barcelonë prej ditësh dhe po finalizojnë detajet e fundit të kontratës së re të holandezit, që mësohet të ketë pranuar pagë të ulët për shkak të vështirësive të Barçës.
Ai ishte drejt Barcelonës edh në janar. Ditët e fundit vetë lojtari ka kontaktuar me drejtorin Mateu Alemany dhe familjarët e tij po kërkojnë prej ditësh një shtëpi në Barcelonë, çka tregon qartë se 27-vjeçari do vishet blaugrana sezonin e ardhshëm. /abcnews.al