Finalet e radhës të hënën, spikasin Teuta-Partizani dhe Tirana-Laçi

schedule09:00 - 14 Maj, 2021

schedule 09:00 - 14 Maj, 2021

Superiorja ka hyrë në fazën finale, pasi kanë mbetur edhe tre javë kampionat dhe deri tani vetëm Apolonia e ka mësuar fatin e vet, pasi matematikisht ka rënë në Kategorinë e Parë.

Të hënën, prej orës 17:00, luhen pesë betejat e tjera finale dhe sytë janë në Durrës dhe Tiranë. Në stadiumin “Niko Dovana” Teuta me një fitore kundër Partizanit do e vendoste një dorë të titulli kampion.

Durrsakët do të bëjnë tifozllëk edhe për Tiranën, pasi nëse Laçi ngec dhe vetë nuk ia dalin ta mposhtin Partizanin, atëherë sërish shanset janë të mëdha që të dalin kampion

Kurbinasit në Tiranë e kanë finale, pasi tani u rrezikohet edhe pjesëmarrja në kupat e Europës. Bardheblutë janë të motivuar në maksimum, pasi një fitore i vendos ata para Laçit në klasifikim.

Vllaznia ka mundësinë këtë javë të afrohet me kreun, pasi pret ekipin e Kastriotit në Shkodër. Kuqeblutë, pas fitores në Ballsh do kërkojnë edhe tre pikë të tjera.

Nga ana tjetër Kastrioti rrezikon shumë, duke parë që Bylisi luan ndaj Kukësit që tani ka dalë jashtë rrezikut “Play-out”. Skënderbeu po ashtu ka një ndeshje të lehtë në letër, kundër Apolonisë së rënë nga Superiorja. / abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!