Superiorja marshon dhe sot luhen pesë përballjet e javës së shtatë. Gjithçka nis prej orës 13:45 dhe në program janë ndeshje mjaft interesante. Vllaznia kryesuese e kampionatit luan në transfertë kundër Kastriotit, që deri më tani nuk njeh humbje.
Në ndeshjet e drekës spikat përballja mes Laçit dhe Tiranës, skuadra që nuk e kanë nisur si duhet kampionatin dhe duan maksimumin e pikëve. Kukësi, pas tre fitoreve radhazi, ka një transfertë delikate.
Verilindorët shkojnë në Ballsh, aty ku vendasit janë ende në kërkim të vendit të parë dhe sot e kanë finale. Apolonia-Skënderbeu është ndeshja tjetër e mesditës, ndërkohë që kjo javë mbyllet me Partizani-Teuta.
Të kuqtë po kalojnë një moment të mirë në aspektin e rezultateve, ndryshe nga Teuta e pamposhtur që ka marrë katër barazime radhazi. Kjo sfidë nis prej orës 16:45 dhe luhet në “Elbasan Arena”. / abcnews.al