Filmuan ofensivën ukrainase në Kursk, Rusia nis hetimet për një gazetar amerikan dhe dy ukrainas

schedule12:26 - 22 Gusht, 2024

schedule 12:26 - 22 Gusht, 2024

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) njoftoi sot se ka nisur një procedim penal kundër gazetarit të CNN, Nick Peyton Walsh dhe dy korrespondentëve ukrainas, të cilët kaluan ilegalisht kufirin rus dhe filmuan materiale në fshatin Suja në rajonin e Kurskut.

FSB shtoi se gazetarët së shpejti do të jenë pjesë e listës së ndërkombëtarëve të kërkuar.

Dënimi maksimal për kalimin e paligjshëm të kufirit shtetëror është me burgim deri në pesë vjet.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!