“Filmat e Ladit kanë shumë gjetje”, Papagjoni për regjisorin e mirënjohur: Jam i bindur që është në parajsë tani

schedule11:36 - 7 Nëntor, 2023

schedule 11:36 - 7 Nëntor, 2023

Kritiku i teatrit dhe kinemasë, Josif Papagjoni ka thënë gjatë rrëfimit për regjisorin Vladimir Prifti, që u nda nga jeta dy ditë më parë, se ky i fundit ka qene shumë kërkues ndaj vetes.

Ai ka deklaruar në emisionin “Pas Mesnate”, se Prifti po të kishte mundësi do t’i rikthehej prap filmave të tij, pasi artisti asnjëherë nuk ngopet me atë çfarë bën.

Sakaq, Papagjoni ka theksuar se t’i shikosh filmat e Priftit ka shumë gjetje në karakter, në skenë, gjeste, deri në mënyrën e ndërtimit të dialogut.

“Është guximi i tij. E dyta, është ajo ndjenja që ballafaqohet me diçka tjetër, me diçka që s’e ka menduar. E ka marrë atë si sfidë, si shkëndijë për gjetur, për të kërkuar, sepse filmi do gjetje dhe ai vuante për gjetje. Edhe gjithnjë thoshte ‘duhet gjetje, të gjej diçka që të jetë e veçantë, mos të jetë e rëndomtë dhe e konsumuar, të jetë diçka e veçantë’. Edhe po t’i shikosh filmat e Ladit ka shumë gjetje në karakter, në skenë, gjeste, deri në mënyrën e ndërtimit të dialogut. Me gjithë elementët e filmit, Ladi ishte kërkues dhe mendoj që kjo është veti e regjisorëve të shquar, që janë kërkues dhe nuk kënaqen kurrë me veten. Unë jam i bindur, që Ladi shkoftë në parajsë dhe aty është, por jam i bindur që edhe sikur t’i rikthehej filmave të tij, prap do t’i kishte pasuruar me të tjera gjëra, sepse artisti asnjëherë nuk ngopet me atë ç’ka bën”, u shpreh kritiku i teatrit dhe kinemasë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!