Fillon të dielën, devijimi të Unaza e Madhe në Tiranë do të prekë shoferët nga gjysma e Shqipërisë

schedule16:35 - 12 Shkurt, 2022

schedule 16:35 - 12 Shkurt, 2022

Nga Erblina Mile

Autotriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se të gjitha automjetet që do të vijnë nga autostrada Elbasan-Tiranë, pas daljes nga Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta në drejtim të rrugës “Teodor Keko”, do të devijojnë djathtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës dytësore të Lotit 3.

Ndërsa, për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” nuk do të kenë ndryshime në qarkullim.

Unaza e Madhe e Tiranës nisi ndërtimin në vitin 1996 me segmentin rrugor Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja.

Ky projekt ka një gjatësi prej 27 kilometrash e cila do t’i kushtojë në total buxhetit një vlerë prej 373 milionë eurosh. Përfundimi i saj parashikohet në vitin 2023  dhe pritet që të ndikoj në  lehtësimin e  trafikut brenda Tiranës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!