“Filloi prapë, ça me i bo, ku me e kap?” Banorët luftë mes flakëve në Kurbin

schedule14:59 - 23 Korrik, 2021

schedule 14:59 - 23 Korrik, 2021

Një sipërfaqe e konsiderueshme është përfshirë nga flakët në fshatin Katund i Ri në Kurbin. Zjarri ka nisur rreth orës 11 të ditës së sotme duke shkrumbuar qindra fidanë ullinj.

Ndonëse zjarrfikësja e Kurbinit është përpjekur të izolojë vatrën e zjarrit, erë e fortë ka bërë që të përhapet në tërë plantacionet e ullinjve. “Filloi prapë, ça me i bo, ku me e kap?” dëgjohen banorët të alarmuar me përmasat që po merr zjarri.

Ata janë në luftë me flakët me mjete rrethanore, por fikja e zjarrit është e pamundur dhe për këtë arsye kërkohet ndërhyrja nga ajri./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!