Tekniku italian, Vincenzo Montella e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme “aventurën” e tij, në krye të pankinës së Kombëtares turke, teksa mbrëmjen e së entjes arritën të mundin në “Opus Arena” të Osijekut, vendasit e Kroacisë, duke i “rrëmbyer” vendin e parë këtyre të fundit e madje duke krijuar një “shkëputje” prej 3 pikësh.
Për mediat pas ndeshjes, disa fjalë i tha dhe tekniku 49-vjeçar, i cili fillimisht u ndal te loja fantastike e skuadrës së tij e më pas theksoi se falë numrit të madh të talenteve, që kjo Kombëtare ka e ardhmja pritet të jetë e ndritur.
“Është një fillim i shkëlqyer për mua. Lojtarët dhanë gjithçka, ata lanë gjithçka në fushë dhe dua të përgëzoj të gjithë anëtarët e ekipit tonë. Ishte një mbrëmje e mrekullueshme, luajtëm me krenari ndaj një kundërshtari vërtet të fortë, të mos harrojmë se kjo ishte humbja e parë e Kroacisë në shtëpi në kualifikueset evropiane.
Të gjithë lojtarët ishin të mrekullueshëm sonte, nuk dua të përmend asnjë individ pas një paraqitjeje të tillë ekipore. Kemi sulmues të rinj me të vërtetë premtues, kështu që mendoj se e ardhmja e futbollit turk është e ndritshme”,- u shpreh teknikut italian. /i.m /abcnews.al