Fillim i ri në Wuhan, çiftet festojnë duke u martuar pasi mposhtën koronavirusin

schedule12:27 - 9 Prill, 2020

schedule 12:27 - 9 Prill, 2020

Në Wuhan, qytetin qendror kinez ku rastet e koronavirusit u regjistruan për herë të parë në fund të vitit të kaluar, njerëzit  më në fund kanë filluar të dalin nga izolimi dh t’i rikthehen jetës normale .

Për disa çifte, marrëdhëniet e të cilëve  ia dolën gjatë periudhës së karantinmit, mënyra e përsosur për të festuar rilindjen e qytetit është të martohen.

“Sot është një ditë e veçantë, një fillim i ri për mua dhe për Wuhan”, tha Xu Lin, një banor i Wuhan që u martua të mërkurën.

Qeveria Wuhan rihapi zyrtarisht zyrën e saj të regjistrimit të martesave të premten e kaluar, por dasmat filluan  këtë javë pasi u hoqën kufizimet e bllokimit.

Sipas Alipay , një degë e gjigantit të teknologjisë Alibaba, e cila operon disa aplikacione qeveritare për Wuhan, tha se pati një rritje prej 300%  në shërbimin e regjistrimit të martesave dhe shumë përdorues në rrjetet sociale u ankuan se nuk mund të hynin në të.

Nëse rritja e dasmave do të rezultojë në më shumë çifte të martuara në shkallë vendi mbetet për tu parë,/abcnews.al