Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe ka njoftuar se në maj do të mbërrijnë 25 mijë doza të vaksinës Pfizer.
Një një komunikim për media ai ka thënë se çdo të hënë gjatë këtij muaji, në vend do të mbërrijnë 5 deri në 7 mijë vaksina.
Gjithashtu Filipçe shtoi se në 28 prill, pritet që të mbërrijnë 200,000 vaksina kineze.
Ndërkohë të gjitha sallat sportive do të jenë gati për të realizuar procesin e vaksinimit që pritet të nisë nga 4 maji.
/abcnews.al/