Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele, është rikthyer sërish në orbitën e Manchester United. Francezi konsiderohet si një përforcim i duhur për ekipin nga drejtuesit e “Djajve të Kuq” dhe ata do ta tentojnë sërish ta transferojnë atë në merkaton e janarit, pasi dështuan në merkaton e verës.
Sipas raportimit të “Mundo Deportivo”, anglezët fillimisht do ta tentojnë ta transferojnë Dembelen në “Old Trafford” në formë huazimi deri në fundin e sezonit dhe më pas të bëjnë një ofertë zyrtare ndaj klubit katalanas.
23-vjeçari vazhdon të mos jetë një titullar i rregullt në formacionin e Ronald Koeman si dhe Barcelona mund të përfitojë ekonomikisht nga shitja e tij, duke marrë parasysh dhe krizën financiare që po kalon. /abcnews.al