Figura ikonë jashtë ekranit: Thonë ç’na duhen të vjetrit! A do rikthehet ‘teta Keti’?

schedule18:37 - 1 Shkurt, 2021

schedule 18:37 - 1 Shkurt, 2021

Ketrin Gjoca këtë të hënë ishte në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ku biseduen për momentet e saj televizive më pikante siç kanë qenë programet për fëmijë apo edhe aktrimi në filma të ndryshëm. Në program u fol për mungesën e saj në ekran, vendim që mesa duket nuk është I saj. Por a ka pasiguri jeta në ekran, sidomos për prezantuesit? Ndër të tjera Ermali e pyet:

‘Çfarë mund të bëj dikush pas 40-ave, nëse promovohen vetëm të rinjtë? A nuk është e dhimbshme që ti të jesh prapa kamerave të TVSH?’

Keti nuk vonoi shumë e tha:

“Do na marrin inat tani, por çfarë të them kjo është e vërteta. Problemi është i drejtuesve, nuk e ka fajin kjo tavolina, ekrani, apo ai kameramani i shkëlqyer që ke aty përballë. Vijnë me njerëz nga mbrapa e thonë ç’na duhen të vjetrit”.

Në këtë moment ndërhyn sërish Ermali duke i thënë “të kanë thënë ti nuk shet, pasi biznesi dhe Instagrami ka prishur gjithë këtë balancë”. Ketrin shtoi se drejtuesit që vijnë, vijnë me disa njerëz nga pas që nuk i lënë rehat. Madje ajo shtoi senë vendin tonë ekzisnton një koncept jo i mirë për figurat që janë ikonë në ekranin shqiptar.

“Mbetën këto me Ketrin, mbetën këto me Silvën. Një koncept, jo mbrapsht… por s’di si ta them se nuk ekziston kjo në asnjë vend të botës. Vijnë me idenë që ne do ndryshojmë ekranin dhe mendojnë se ndryshimi i ekranit ndodh me ndryshimin e figurave”.

Ajo shprehu se dëshiron shumë të jetë në ekran por mbetet të presim vendimarrjet brenda institucionit publik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!