Figo: Racizëm te Barcelona? Absurde, ju tregoj pse

schedule09:31 - 6 Dhjetor, 2019

schedule 09:31 - 6 Dhjetor, 2019

Francezi Emannuel Petit i shokoi të gjithë me deklaratën e tij disa ditë më parë, duke thënë se në fund të viteve ’90, te Barcelona kishte shumë lojtarë që vuanin nga racizmi. Ish-mesfushorin francez, e ka kundërshtuar menjëherë një ish-lojtar tjetër i Barcelonës, Luis Figo.

Legjenda portugeze ka luajtur me fanellën e Barcelonës për 5 sezone (1995-2000). Në fjalën e tij, Figo u shpreh: “Racizmi? Absurde, nuk kam parë asnjë formë racizmi te Barcelona. Unë isha një i huaj, por gjithmonë kam shkuar mirë me popullin katalanas dhe me gjithë spanjollët në përgjithësi.

El Clasico? Unë kam luajtur te Barcelona pa asnjë garanci për sigurinë. Sot, nëse do që ta garantosh sigurinë e të gjithëve, e bën shumë thjeshtë”, përfundoi Figo./abcnews.al