FIFA trondit Partizanin, e gjobit rëndë dhe i bllokon merkaton

schedule08:00 - 16 Korrik, 2020

schedule 08:00 - 16 Korrik, 2020

Tronditet Partizani! Kampionët në fuqi të Superiores janë dënuar nga FIFA dhe shkak është bërë një gjyq i humbur dhe që lidhet me Erald Çinarin.

Sulmuesi, i cili dy vite më parë kishte nënshkruar me Alaves dhe pastaj u huazua te Istra në Kroaci, me kontratën që firmosi te Partizani shkeli rregullat e FIFA-s.

Kështu, gjyqi ka vendosur kundër Partizanit. Të kuqtë nuk mund të bëjnë merkato gjatë kësaj vere dhe në janar, ndërkohë që do te duhet të paguajnë edhe 80 mijë euro gjobë.

Edhe vetë Çinari e ka pësuar, duke u pezulluar për katër muaj. Te Partizani nuk janë dakord me dënimin e marrë, ndërkohë që për “Panorama Sport” kanë konfirmuar se do ta apelojnë vendimin.

Sigurisht që dënimi i dhënë nga FIFA e kushtëzon Partizanin, që duhet të mendohet mirë për lojtarë që do të largohen. Me një sezon të dështuar si ky i sivjetshmi, edhe i ardhshmi mund të jetë në të njëjtat ujëra pa merkato. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!