FIFA bllokon edhe Kukësin, një gjyq i humbur e lë pa merkato

schedule09:18 - 31 Korrik, 2020

schedule 09:18 - 31 Korrik, 2020

Kukësit i bllokohet merkatoja dhe shkak është bërë humbja e një gjyqi në FIFA, i dyti ky pas atij me Izair Eminin që doli lojtar i lirë para disa vitesh. Mbrojtësi i majtë kroat kishte kërkuar dy pagat e padhëna, që kapnin shifrën e 8 mijë eurove.

Bëhet djalë për periudhën qershor-korrik të vitit 2018, kur Kukësi e kishte lënë jashtë fazës përgatitore dhe nuk e kishte paguar. Veç kësaj, klubi verilindor i ka prishur kontratën në mënyrë të njëanshme Zderic dhe FIFA i ka dhënë të drejtë, duke i shtuar borxhit edhe 44 mijë euro të tjetra, plus 5 për qind interes.

FIFA e ka njoftuar klubin e Kukësit që prej datës 29 janar dhe në vendimin e marrë thuhet se nënkampionët e Shqipërisë duhet ta paguajnë Zderic brenda 45 ditësh, ndryshe do t’u bllokohet merkatoja në tre sesionet e radhës. Kështu, momentalisht Kukësit duhet të paguajë nëse do të bëjë përforcime për kupat e Europës dhe sezonin e ardhshëm. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!