Fierza drejt “fundit”, pamjet tregojnë kuotat minimale të ujit në liqen

schedule09:26 - 26 Mars, 2022

schedule 09:26 - 26 Mars, 2022

Thatësira e cila ka kapur vendin tonë ka sjellë  krizë energjitike për shkak të  shterimit të prirjeve në Liqenin e Fierzës.

Pamjet tregojnë se dita ditës Liqeni i Fierzës, po shkon drejt “vdekjes” duke sjellë ndikim të dukshëm dhe në prodhimin e energjisë.

Ndërkohë ulja e nivelit të ujit ka nxjerrë në sipërfaqe rrënojat e Kukësit të Vjetër. Alarmi për tharjen e Fierzës është ngritur prej ditësh, ndërkohë ministria ka kërkuar nga konsumatorët që të kursejnë sa të munden energjinë.


Këtë të shtunë përmes një postimi në rrjetet sociale zëvendësministri i Kulturës, Zef Çuni ka publikuar pamjet e “frikshme” të rënies së nivelit të ujit në liqen.

“Liqeni Kukesit dje tek ura mbi Drinin e Bardhe”, shkruan ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!